Policia ka shpallur në kërkim, shtetasin I.Beko pronarin e karburantit ku u sekuestrua arsenali i armëve në Elbasan.

Arsenali i armëve të sofistikuara u sekuestrua nga policia në qytetin e Elbasanit më 1 korrik.
Burimet thanë se bëhet fjalë për 7 kallashnikovë, 5 pistoleta dhe fishekë, të cilët janëzbuluar në disa shkurre, pranë rrugës nacionale në Papër.

Armët sipas burimeve janë gjetur një ditë pas atentatit ndaj dy vëllezërve Baho më datë 30 Qershor, pas një informacioni nga një banor.

Arsenali i armëve mësohet se është dërguar për ekzaminim në laboratorin kriminalistik për të zbuluar nësë janë përdorur për ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit apo zona të tjera, pasi dyshohet se mund ti përkasin grupeve kriminale që veprojnë në zonë.

Artikulli paraprakSHKOJNË PËR DRU NË PYLL, FËMIJËT GJEJNË BURRIN E VDEKUR MBËSHTJELLË ME QESE PLASTIKE
Artikulli tjetërAKSIDENT ME 3 TË PLAGOSUR NË VËRDOVË TË POGRADECIT