Konfederata e Sindikatave në Shqipëri ka hedhur disa akuzave për qeverinë shqiptare dhe ministrinë e arsimit. Kreu i konfederatës Kolë Nikolli deklaroi se qeveria nuk ka mbajtur premtimin për rritje page të mësuesve me 20%.

Nikolli hedh akuza edhe për kontratën kolektive mes ministrisë së arsimit dhe mësuesve duke thënë se është një kontratë jo në favor të mësuesve shqiptar.

Çështja e kontratës kolektive e ministrisë me mësuesit është dërguar në gjykatë ndër Nikolli bëri të ditura edhe disa probleme të tjera të arsimit shqiptar.

Nikolli përmendi edhe abuzimet që sipas tij bëhen me botimin e librave dhe shpërndarjen e tyre në shkolla ndërsa mohoi pretendimin e ministrisë së arsimit për libra falas.

 

Artikulli paraprakFRIKA NGA KRIMI, POLICIA AKSIONE NË SHKODËR
Artikulli tjetërVLLAZNIA TABELË QITJEJE, BUM LARGIMESH NGA TË RINJTË