Arsimi, Rama: Vlerësimi nga ‘Pisa 2015’ më i miri në 12 vite

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama komunikimin e përjavshëm këtë të dielë ia ka dedikuar arsimit. Kryeministri komentoi programin ndërkombëtar të vlerësimit të nxënësve ‘Pisa 2015’ që i renditi shqiptarët më mirë se asnjëherë tjetër. “Këta javë morëm një lajm shumë të mirë për Shqipërinë e gjeneratës tjetër, programi ndërkombëtar i vlerësimit të nxënësve Pisa është një vlerësim ndërkombëtar i standardizuar dhe i mirënjohur botërisht për politikbërësit në rang global mbi nivelin e përdorimit të kompetencave, matematikore, gjuhësore shkencore të nxënësve 15 vjeçarë, Shqipëria kishte marrë pjesë në 3 edicione dhe rezultat ishin vijimësisht shumë të dobëta. Në harkun e 12 viteve nuk dukej dritë ne fund të tunelit sepse sistemi ynë parauniversitar nuk iu nënshtrua asnjë reforme reale. Korrupsioni dhe politizimi degraduan figurën e mësuesit., meritën dhe autoritetin e figurës së tij. Teksetet shkollore degraduan në një mal mbetjesh dhe vlerësimi pa meritë i nxënësve u kthye në sistem”, tha Rama. Rama theksoi se kulmi i sistemit arsimor parauniversitar kulmonte me maturën shtetërore i cila ishte sa për të kaluar radhën. Të gjitha këto kulmuan me një maturë shtetërore sa për të kaluar radhën dhe me hyrje pa radhë në universitetet e katandisura në fabrika për diploma pa meritë dhe pa vlerë në tregun e punës.

Artikulli paraprak89 TË MITUR TË DËNUAR PËR VRASJE,37 MINOR PËR KRIME SEKSUALE
Artikulli tjetërZGJEDHJET NË MAQEDONI, ZEKIRI:PJESËMARRJE E ULËT E SHQIPTARËVE