Pasi ka qëndruar më shumë se një vit në krye të organit të akuzës Arta Marku ka paraqitur kandidaturën e saj për një mandat 7 vjeçar.

Dokumentacioni bashkangjitur me kërkesën për aplikim është dërguar me postë mesditën e së dielës në sekretarine e KLP-së. Tashmë në garë për kreun e akuzës janë 4 kandidatë.

Ashtu siç ishte parashikuar, prokurorja e përkoshme Arta Marku Ka paraqitur kandidaturën e saj për një mandat 7-vjeçar në krye të organit të akuzës.

Mësohet se aplikimi është nisur me postë mesditën e së dIelës dhe pritet t’i mbërrijë në sekretarinë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Së bashku me kërkesën për aplikim, Marku ka bashkangjitur edhe një CV, ku paraqet të gjithë eksperiencën e saj që pas përfundimit të magjistraturës si dhe trajnimet e bëra në vende të BE dhe në SHBA.

Por edhe në rast se nuk fiton të jete në krye të organit të akuzës, Marku si një ish-prokurore pas largimit nga ky post kalon automatikisht gjyqtare në Gjykatën e Apelit siç e përcakton edhe statusi i Prokurorit të Përgjithshëm.
Tashmë për Prokuror të Përgjithshëm ka katër kandidime.

Olsian Çela prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Fatjona Memçaj aktualisht prokurore në prokurorinë e Apelit, një kandidaturë kjo e cilësuar e kompletuar, dhe Lulzim Alushaj nga radhët e avokatisë, i cili ka studiuar jashtë Shqipërisë.

Me katër kandidatë, gara tashmë është bërë me e fortë pasi do të jenë 11 anëtarët e KLP-së që do bëjnë renditjen në bazë të Kushtetutës dhe kritereve te vendosura ngë vetë KLP.

Fatjona Memçaj dhe Arta Marku kanë kaluar me sukses vettingun ndërsa dy kandidaturat e tjera pritet ti nënshtrohen këtij procesi me përparësi.
Data përfundimtare e paraqitjes së kandidaturave është 2 maji.

Artikulli paraprakMODELI VDIQ DUKE SFLIUAR NË PASARELË, REAGOJNË NËNA DHE MOTRA: ËSHTË ABSURDE
Artikulli tjetërSHISNIN KOKAINË DHE HEROINË NË LOKALE DHE SHKOLLA, GODITET GRUPI, 4 TË ARRESTUAR