Bashkëraportuesit për monitorimin e Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, gjermani Andrej Hunko dhe irlandezi Joseph O’Reilly kanë shprehur shqetësim për heqjen dorë nga mandatet nga opozita parlamentare në Shqipëri.

Por ata thonë se nëse i kërkohet, ata janë të gatshëm të ndihmojnë opozitën dhe qeverinë shqiptare për ta kapërcyer këtë krizë politike.

“Të dyja palët duhet të përdorin parlamentin për t’u angazhuar në mirëbesim në një dialog të tillë, në mënyrë që të kapërcehet ngërçi aktual politik. Nëse kërkohet, ne jemi të gatshëm për të ndihmuar kolegët tanë nga të dyja palët në këtë përpjekje”, – thonë dy bashkë-raportuesit.

“Në një shoqëri demokratike, parlamenti është qendra e debatit politik, dialogut dhe e vendimmarrjes. Deputetët e kanë vendin në parlament”, nënvizohet në një deklaratë të dy raportuesve.

Duke përshendetur faktin se protestat e fundjavës së kaluar u mbajtën në mënyrë paqësore, raportuesit i bëjnë thirrje deputetëve të opozitës të rikonsiderojnë dorëheqjen, e t’i rikthehen punës në Kuvend.

Në të njëjtën kokë, raportuesit i bëjnë thirrje shumicës në pushte, që t’i sigurojë opozitës hapësirën e përshtatshme për të funksionuar dhe të angazhohet në një dialog të sinqertë dhe domethënës me opozitën mbi reformat kyçe dhe qeverisjen e vendit.

Artikulli paraprakNËNË E VAJZË VRASIN PESË ANËTARËT E FAMILJES, MES TYRE TRE FËMIJË
Artikulli tjetërZGJIDHET GJENERALI QË DO TË BËJË VETTINGUN NË POLICINË E SHTETIT