Bimët narkotike cannabis sattiva të asgjesuara nga policia në qarkun e Shkodrës në rast se do të përfundonin në tregun e përditshëm brenda vendit do të shkonin në shifra marremendëse fitimi tek trafikantët.

Nga një përllogaritje e thjeshtë nga sasia e rrënjëve të asgjesuara dhe sasisë së drogës të kapur gati për shitje janë afro 3 milion e 135 mijë euro dëm për narko-trafikun. Natyrisht që ndër 5 bashkitë e qarkut, zonat malore të bashkisë Shkodër mbajnë rekord për numrin e bimëve të asgjesuara. Nga muaji maj i këtij viti kur edhe nisin aksionet e policisë për cannabis dhe deri tani vetëm nga raportet e policisë vendore për mediat janë 143.459 rrënjë që janë asgjesuar në Shkodër, 90% në zonat malore të Dukagjinit. Në Shkodër policia ka sekuestruar edhe 400 kg cannabis gati për tregtim duke shtuar edhe 500 gram kokainë dhe 5 gram heroinë, sasi këto të shpërndarsëve të lëndëve narkotike. Muaji gusht ka sasinë më të madhe sepse janë 65.329 rrënjë të asgjesuara dhe 357 kilogram e gatshme për t’u tregtuar. 2700 rrënjë janë në muajin maj, 30 mijë në qershor, 10 mijë në korrik, 65 mijë në gusht, 35 mijë në shtator të asgjesuara në bashkinë Shkodër. Bashkitë Pukë dhe Fushë Arrës vijnë pas Shkodrës për numrin e bimëve të asgjesuaratë cannabi sattiva. Në total janë 76 mijë rrënjë. 1 mijë u asgjesuan në maj, 14 mijë në qeshor, 37 mijë në korrik, 13 mijë në gusht, 10 mijë në shtator. Pas Pukës vjen bashkia Vau Dejës me 35.219 rrënjë cannabis sattiva që policia ka asgjesuar. Janë 12 mijë në qershor, 10 mijë në gusht dhe 12 mijë në shtator. E fundit dhe më pak e prekura është Malësia e Madhe me një total prej 8601 rrënjë cannabis që janë asgjesuar apo djegur duke shtuar edhe 52 kilogram të gatshme për eksportim në Malin e Zi të sekuestruara në qershor. 470 rrënjë janë në korrik, 2 mijë në gusht, 6 mijë në shtator dhe 98 në tetor. Nga 300 mijë rrënjë në qarkun e Shkodrës mund të ishin prodhuar 175 kilogram hashash me një vlerë prej 875 mijë euro në total. Duke shtuar edhe 452 kilogram të sekuetsruara shkojnë në total 627 kilogram me një vlerë prej 3 milion euro në treg. Në gjithë Shqipërinë janë 2 milion e 400 mijë rrënjë prej të cilave 300 mijë rrënjë cannabis i përkasin qarkut Shkodër nga ku nga 3 miliard e 300 mijë euro e vlerës totale 3 milion euro i takojnë dëmit që narko-trafiku pësoi në Shkodër. Pavarësisht sasisë së asgjesuar dyshohet se deri në 700 mijë rrënjë nuk kanë arritur të asgjesohen në qarkun e Shkodrës duke përfunduar para të pista në treg që kapin vlerën e afro 1 mld e 750 milion euro.

Artikulli paraprakRRITJE PAGESASH PËR INVALIDËT E PUNËS?
Artikulli tjetërPROMOVOHEN LIBRAT “ZGJIM” DHE “RRËNJËT”