Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Shkodrës i ka përqëndruar aksionet antidrogë në njësitë administrative Shosh, Pult dhe Shllak në tërrënet e thyera të se cilave dyshihet së është edhe numri më I madh I bimëve narkotike në qarkun e Shkodrës.

Kështu gjatë këtyre opercioneve janë konstatuar dhe asgjësuar me anë rtë djegies 3519 bimë narkotike cannabis – sativa, e kultivuar në 17 parcela. Policia informon se Në njësitë administrative Pult dhe Shosh të Shkodrës u gjetën dhe u asgjesuan me anë të djegies 17 parcela të kultivuara me një numër prej 3374 bimë të dyshuara të llojit cannabis sativa. Në njësinë administrative Shllak të Vau Dejës u gjetën dhe u asgjesuan me anë të djegies 1 parcelë e kultivuar me një numër prej 145 bimë të dyshuara të llojit cannabis sativa bimët varionin nga 1.7m deri në 2.5m . Blutë e Shkodrës bëjne me dije se po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë në Malësi të Madhe kryeplaku I fshatit Selcë po ndiqet penalisht në gjendje të lirë pasi akuzohet për veprat penale “Shpërdorim I detyrës” dhe “Moskallëzim I krimit. Kjo u masë u mor ndaj 47 vjeçarit me iniciale B.Sh pasi nuk ka informuar per 3 parcela me 4022 bimë narkotike në fshatin Selcë, Njësia Kelmend, te cilat u konstatuan dhe asgjësuan nga Policia.

Artikulli paraprakMORATORIUMI I PYJEVE, 10 SUBJEKTE GJOBITEN ME MILIONA LEKË
Artikulli tjetërDEGRADON STACIONI I TRENIT NË SHKODËR, LËVIZJA ËSHTË E PAMUNDUR