Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se kryetari i PD, Lulzim Basha ka një ashensor privat në pallatin e tij, ku ka shtuar edhe një kat, lejen e të cilit e ka firmosur vetë.

Në një reagim në Tëitter, Rama ironizon Bashën se nuk mund të ndajë ashensorin me të tjerë, pasi e zë gjumi në zbritje, dhe e merr në ngjitje. Rama i përmend kryetarit të PD, se e ka kthyer ashensorin e pallatit njësoj si Partinë Demokratike “privat”.

“Artist ç’janë këta që ankohen pse ke zaptuar ashensorin e pallatit? Po si mund të ngjitesh e të zbresësh ti me të tjerë, kur në zbritje s’të ka dalë ende gjumi, ndërsa në ngjitje të ka marrë krejt gjumi!

Ti shyqyr e bëre PD si ashensorin, jo më të lirosh ashensorin. Ta harrojnë.”-shkruan Rama.

Reagimi i Ramës për Bashën vjen pas përgjigjies që Bashkia Tiranë i dha kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për akuzat e këtij të fundit për projektin e Unazës së Madhe.

Basha akuzoi Ramën dhe Veliajn se kanë ndryshuar planin Urbanistik të Tiranës për t’i dhënë një leje biznesmenit të akuzuar për trafik droge, Edmond Bego.

Në përgjigjien e Bashkisë, akuzohej Basha se ia dhënë leje vetes për të shtuar një kat tek pallati ku banon në afërsi të liqenit, si edhe se ka zaptuar ashensorin në këtë pallat, duke e kthyer në një ashensor privat.

Artikulli paraprakQEVERIA TJETËR SHPËRBLIM, 3 MIJË LEKË PËR FAMILJET E VARFRA DHE PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA
Artikulli tjetërAKSIDENT NË AUTOSTRADË, DY MAKINA PËRPLASEN KOKË MË KOKË