Për shkak të nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, disa shtete kanë vendosur kufizime në hapësirën ajrore për avionët rusë. Fotoja tregon situatën për fluturimet ruse, ku thuajse në të gjithë qiellin e Evropës nuk lejohen.

Nderkohe, BBC njofton se ka ndaluar transmetimin e programeve të saj në Rusi. ITV gjithashtu bën me dije se kanë marrë vendimin për të ndaluar transmetimet dhe shitjet ndaj rusëve në këtë situatë.

“Mendojmë se është e papërshtatshme të bëjmë biznes me ta në këtë moment.”-thotë ITV.

Ndër programet që preken janë ‘Dancing with the Stars’ dhe dokumentari i fundit ‘The Green Planet’.

Shumë sektorë janë distancuar nga Rusia ditët e fundit, përfshirë kompani të mëdha të Hollivudit, që kanë ndaluar publikimin e filmave në Rusi.

1646176343_1052ccd278db44dc98eeb7298dfbec04.jpg

Artikulli paraprakVULLNETARË PËR MBROJTJEN E UKRAINËS, SHQIPTARËT I NDALON KODI PENAL QË T’I BASHKOHEN LUFTËS
Artikulli tjetërNJËHERË PANDEMIA, TANI LUFTA/ TË SHQETËSUAR NGA LAJMET E SHUMTA DHE KENI ANKTH, JA ÇFARË KËSHILLOJNË EKSPERTËT BRITANIKË