Ndryshe nga vitet e kaluara në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit nuk janë regjistruar radhë kilometrike, kur na ndajnë vetëm 4 ditë nga nata e ndërrimit të viteve.

Gjatë këtyre ditëve të fundit të këtij viti nga të dy anët e kufirit po punohet normalisht duke mos ju krijuar vonesa shtetasve shqiptarë apo të huaj.

Sipas drejtuesve të policisë kufitare dhe migracionit në Muriqan, fluksi i lartë është shënuar për festën e Krishtlindjeve ku ka patur një numër të lartë të hyrjeve sidomos nga shtetasit kosovarë Per momentin punohet me 4 sportele e 2 ne hyrje dhe 2 ne dalje.

Nga të dhënat e policisë kufitare dhe migracionit Shkodër gjatë 24 orëvë të fundit në territorin tonë kanë hyrë përmes pikës së kalimit kufitar të Muriqanit ,1001 shtetas shqiptar, kanë dalë 1155 shtetasshqiptarë.

Kanë hyrë 1186 shtetas të huaj dhe kanë dalë 563 shtetas të huaj.Kanë hyrë 327 mjete shqiptare dhe kanë dalë 294 mjete. Kanë hyre 427 mjete të huaja dhe kanë dalë 213 mjete të huaja.Ndërkohë, fundjava pritet të ketë fluksin më të madh të kalimit të hyre –daljeve.

Artikulli paraprakIUTE CREDIT, DHURON PËR SHTËPINË E FOSHNJES
Artikulli tjetërSI PO FALIMENTOJNË FERMERËT E KOSMAÇIT ?