Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë rezultuar pozitivë për Covid 25 persona. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë. Ndërkohë 9 pacientë janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 157, 326. Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.716 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.566.251 doza të vaksinës. Deri më sot 724.969 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.801 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.326. Në total numri i rasteve aktive është 447.

Artikulli paraprakNDRYSHON TATIMI I PAGËS, MINISTRIA E FINANCAVE: LEHTËSOJMË QYTETARËT, PAGA DERI …
Artikulli tjetërPREJ 18 MUAJSH NUK KISHTE REGJISTRUAR ASNJË TË INFEKTUAR, SHËNOHET RASTI I PARË POZITIV NË KËTË SHTET