Debati për ligjin për artin dhe godinën e Teatrit Kombëtarështë zhvendosur në Ministrinë e Kulturës, ku një përfaqësi e aktorëve ka shkuar të takojë ministren Kumbaro, ndërsa pjesa tjetër e aktorëve ishin mbledhur te Teatri Kombëtar. Ministrja Kumbaro është shprehur se projektligji për artin dhe kulturën është hedhur në web për të nxitur debat dhe sugjerime, të cilat kanë filluar të vijnë nga bashkitë.

Mirela Kumbaro është ndërprerë nga Bujar Asqeriu, i cili ka kërkuar me ngulm që aktorët të flasin. Kumbaro ka theksuar se janë dy nisma të cilat do të nxisin cilësinë e artit, “1 decentalizimi i cilësisë artistike dhe tenderimi, i cili duhet hequr pasi ka burokraci që pengojnë. Gjithashtu shtohen dy ambiente të reja ku do të qarkullojnë aktorët”. “I gjithë informacioni që ka ardhur nga debati që shpesh herë nuk ka qenë frytdhënës dhe jam i sigurt që jam çdo lloj argumenti juridik që ju do të sillni do të jetë i njëjti”, është shprehur Artan Imami, i cili ka bërë thirrje që të “mos lëvizet asnjë cm2 nëse nuk merret mendimi i të gjallëve, unë bashkohem me protestën, që të bëhet sa më shpejtë diçka për atë teatër. “Teatrot në rrethe kanë vdekur, zonja ministre tunduni. Nuk jemi tregtarë specash. Teatrot nuk bëhen me pordhë. Unë nuk jam kalimtar dhe nuk mendoj për lekët, unë jetoj për teatrin, jam i vërtetë dhe nuk i servilosem askujt. Zonja ministre vlerësojini dhe respektojini artistët”, u shpreh i irrituar Bujar Asqeriu. “Asnjë nga studentët nuk kthehet andej nga ka ardhura pasi teatrot në bashki kanë vdekur, merrnin zorrën e ujit nga lokali përballë për të larë fytyrën zonja ministre. Unë për 3-4 vjet dal në pension, por teatri është shpirti i këtij vendi, investoni zonja ministre, për teatrin shqetësohem unë”, thotë Asqeriu. “Më ke me vete në nismat e tua, jam shumë dakord me ato që thua”, u shpreh Kumbaro. “Asnjë kryeministër nuk mbahet mend në Brazil, por Pele mbahet mend, sepse arti është ai që mbahet mend”, thotë Asqeriu tejet i revoltuar. Takimi i aktorëve, artistëve të cirkut dhe përfaqësues nga Akademia e Arteve të teatri Kombëtar ka përfunduar dhe Kastriot Çipi dhe Ema Andrea janë nisur për në Ministrinë e Kulturës. Sipas artistëve të mbledhur te TK, aktorët të cilët janë në takim me Kumbaron nuk janë përfaqësues të tyre. Gjatë këtij takimi në TK, përfaqësuesi i sindikatës së teatrit, Çelo Aliaj ka mbajtur fjalën e tij ku ka thënë se duhet të dialogojmë në zyrën e ministres për projektligjin për artin. Gjithashtu ka folur edhe përfaqësuesi i sindikatave të pavarurat artistëve, Rudi Sata, i cili ka theksuar se “duhet të rrimë të bashkuar, kumbaro nuk është tjetër, veçse një ngelëse, një vjeshtuket e keqe”.

Ndërkohë që aktorët shprehen se ka pasur presion për të shkuar në ministri. Aktori Arben Derhemi ka thënë  se “Milena Selimi i ka bërë presion për të vajtur në ministri”. Regjisori Altin Basha : Gjest i shëmtuar nga ministria për të bërë diversion në komunitet, megjithatë njerëzit janë të lirë të vendosin.

Artikulli paraprakKUMBARO TAKOHET ME ARTISTËT NË ZYRËN E SAJ, NJË PJESË E PRISTE NË TEATRIN KOMBËTAR
Artikulli tjetërGRABITET ME MASKA DHE THIKA BANESA