“Lufta në Siri do të vijojë, kjo për faj të atyre që mbështesin forcat rebele të qevrisë”. 

Kështu u shpreh Presidenti Bashar al-Assad në një intervistë për Associated Press. Kreu i shtetit sirian lëshoi një lumë akuzash ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që i cilësoi si përgjegjëse për dështimin e armëpushimit. Assad akuzoi Uashingtonin edhe për vrasjen e rreth 60 ushtarëve sirianë gjatë një fushate sulmesh ajrore, të cilën zyrtarët amerikanë e cilësuan si një aksident, pasi në shënjestër kishin militantët e ISIS. “Nuk ishte një aksident me një aeroplan. Ishin katër avionë luftarakë që sulmonin pozicionet e trupave siriane për rreth 1 orë. Nuk mund të bësh një gabim për rreth 1 orë, pra ishte e qëllimshme.” Sa i përket bombardimit të dërgesës së ndihmave nga organizatat ndërkombëtare, presidenti sirian mohoi se sulmi u krye nga avionët qeveritarë apo ata rusë, duke hedhur poshtë akuzat se po pengonte zonat e rebelëve të furnozoheshin me ushqim.

Artikulli paraprak“NANE TEREZA KUR ISHTE GONXHE”
Artikulli tjetërYAHOO DEKLARON: 500 MILIONË LLOGARI JANË VJEDHUR