Është ndarë nga jeta ish-zëvëndër/ministri i Brendshëm Sokol Baraj.

Baraj ka mbajtur mbajtur edhe postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtëtit në vitit 1997-1998. Baraj është ndarë në mënyrë të papritur nga jeta në moshë të re, 53-vjeçare. Mësohet se shkaku i vdekjes është një atak në zemër.

KUSH ESHTE SOKOL BARAJ Drejtor i Policisë së Shtetit – Koha e qëndrimit në detyrë: 3 korrik 1997-16 maj 1998 (dhjetë muaj e gjysmë). Ka punuar deri në vitin 1993 në SHIK, largohet për shkak të reformës, në 1997 zëvendësministër i Rendit e më pas drejtor i Përgjithshëm i policisë. Më pas karriera e tij vazhdon si këshilltar i kryeministrave shqiptarë për probleme të rendit dhe sigurisë dhe sërish në Shërbimin Informativ. Më pas, pedagog në Akademinë e Rendit dhe nga viti 2005 e nxjerrin në lirim. Në vitet 1990-1991 ai ka qenë drejtues i Komisariatit të Kavajës. Ndërsa ka luajtur edhe me skuadrën e Dinamos, si portier.

Artikulli paraprakE LIDH DROGËN RRETH MESIT SI BREZ, PËR TA ÇUAR NË GREQI
Artikulli tjetërVLLAZNIA – LAÇI , MAXHAR : ASNJË REZULTAT TJETËR PËRVEÇ FITORES