Atentat në Kinostudio. Plagoset me armë një person

Një person është plagosur mbrëmjen e kësaj të hënë në kryeqytet. Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë dëgjuar të shtëna me armë në zonës e Kinostudios, pranë komisariatit nr.4, ku për pasojë ka mbetur i plagosur në krah edhe një person. Nga dyshimet paraprake të policisë, mësohet se kemi të bëjmë me një atentat, pasi autorët kanë qëlluar drejt një lokali nga një makinë në lëvizje. Sipas policisë së kryeqytetit, rreth orës 20:20, në zonën e njohur si Kinostudio, dy persona ende të pa identifikuar dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në krah shtetasin E. D. Ky i fundit u dërgua në S.Q.U. dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet paraprake dyshohet se është përdorur një armë zjarri e kalibrit të vogël. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. :

Artikulli paraprakLULZIM BASHA I PËRGJIGJET RAMËS:NUK KA ZGJEDHJE PA OPOZITËN.JEMI NË PLURALIZËM
Artikulli tjetërGJYQTARI I NJOHUR PËRJASHTOHET PËRJETË NGA FUTBOLLI