Eshte zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së premtes në Tiranë ku pas një ndjekje si nëpër filma mbeti i plagosur Lorenc Hoxha 24 vjeç.

Qytetarët kanë parë tmerr kur në kryqezimit te Komunës së Parisit me Tiranen e Re, një person i armatosur doli nga makina dhe shtiu ndaj makines tjetër. Me pas ata e ndoqen te riun per ta vrare ne rruget e kryeqytetit. Policia tha sot se jane arrestuar ne Vlore, ekzekutori dhe 3 shoket e tij qe e ndihmuan në krim. Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në sajë të një hetimi të mirëfilltë disa ditor, me metoda speciale të hetimit bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të tentativës së vrasjes të ndodhur më datën 03.08.2017 në rrugën “Sulejman Delvina” te Komuna e Parisit, Tiranë.

Falë këtyre veprimeve të shpejta e profesionale u bë e mundur lokalizimi i personave të përfshirë në këtë ngjarje. Mbi bazën e punës dhe provave të grumbulluara, Sektori Kundër krimeve të Rënda ndaj jetës në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, organizuan dhe zjvilluan operacionin policor të koduar “Poker”, ku u bë arrestimi i shtetasve të mëposhtëm, të cilët fshiheshin në qytetin e Vlorës dhe konkretisht :

– Dejvis Rrustemaj,( në rolin e ekzekutorit ), 27 vjeç, banues në Tiranë.

– Klajdi Kodra, ( në rolin e bashkëpuntorit ), 27 vjeç, banues në Tiranë.

– Igler Qose, ( në rolin e bashkëpunëtorit) 26 vjeç, banues në Bulqizë.

– Ardit Xheferri, ( përkrahës i autorit të krimit), 31 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi: Më datë datë 03.08.2017, rreth orës 19:40, në rrugën “Sulejman Delvina”, shtetasi Dejvis Rrustemaj, duke lëvizur me mjetin tip “BMë X5”, së bashku me shtetasit Klajdi Kodra, dhe Igler Qose, për shkak të një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Benz”, ku ka mbetur i plagosur në shpatull, shtetasi Mariglen Hoxha, 25 vjeç, i njohur ndryshe si Lorenc Hoxha, jashtë rrezikut për jetën. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale : – Mjeti tip “BMë X5″. – 3 aparate celularë. U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor për shtetasit Dejvis Rrustemaj, Klajdi Kodra dhe Igler Qose për veprën penale ” Vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal dhe për shtetasin Ardit Xhaferri, për veprën penale ” Përkrahje e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 i Kodit.

Artikulli paraprakMURIQAN, BIE FLUKSI “KUFIRI” ME PROCEDURE TE PERSHPEJTUAR
Artikulli tjetërPLAGOSJA PER “FATUREN”, ARREST ME BURG PER DEDE GURIN