Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar sot ndryshimin e akuzes për Shkëlzen Hasanpapën, nga kanosje, në vrasje të mbetur në tentativë me rrezikimin e jetës së disa perosnave. Kjo kërkesë iu bë gjatë nisjes së seancës gjyqësore, gjyqtarit të hetimeve paraprake. 19-vjeçari Hasanpapaj, dyshohet se është një vrasës me pagesë.

Ai u përfshi në atentatin ndaj Florenc Çapes dhe Bledar Muçës (mbeti i plagosur, së bashku me një agjente policie) në Elbasan më 6 qershor 2017 dhe u ekstradua nën masa të rrepta sigurie nga Holanda më 14 tetor 2017. Për skandalin e ndryshimit të akuzave ndaj të vetmit person të arrestuar për atentatin e mësipërm nga “Vrasje në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave mbetur në tentativë” në “Kanosje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, Drejtoria e Inspektimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme kishte nisur kontrollin e veprimeve hetimore dhe administrative që janë kryer me këtë dosje. Me ardhjen e Prokurores së Përgithshme të Përkohshme Arta Marku, objekt i inspektimit u vendos që të ishte edhe ish-prokurori i Elbasanit Dritan Gina, cili ka menaxhuar procedurën e ndërimit të prokurorëve, derisa në fund çështjen e ka pasur në dorë prokurorja Eliverta Murra, e cila në 27 dhjetor 2017 ka mbyllur hetimet duke akuzuar Hasanpapaj për tre akuzat e lartpërmendura. Gina pati përplasje me Markun, pas urdhrit të kësaj të fundit për ta zhvendosur nga prokuoriria e Elbasanit. Marku kishte rihapur edhe dosjet e “Kurumit” dhe të “Gjinarit”, në të cilat Gina kishte patur rol.

Ndërkohë Rovena Gashi, bashkëshorte e Ginës, e ka paditur Arta Markun për shkak se e largoi nga detyra e Drejtores së Njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, duke e lënë vetëm në detyrën e prokurores së thjeshtë.

Artikulli paraprakPËRCILLET NË BANESËN E FUNDIT ELEKTRICISTI QË HUMBI JETËN TE DIELEN
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 05.02.2018