Kjo është Aueida, 16 vjeçe nga Tirana. Që prej 8 vitesh jeton në Shtëpinë e Fëmijës nga 6 deri në 18 vjeç në Shkodër.

Nga pamundësia ekonomike, e ka patur të vështirë të jetoj me familjen e saj biologjike dhe është transferuar në Shkodër, në mënyrë që të mos i mungoj kujdesi, shkollimi dhe të gjithë nevojat.

Të ëmën e takon rrallë, megjithatë e di shumë mirë se sa të vështirë e ka të jetojnë larg njëra-tjetrës. Në të ardhmen ëndërron një familje të sajën dhe padyshim shpreson të mos ndahet asnjëherë nga fëmijët e saj.

Në ditën ndërkombëtare të familjes, e ëma e Aueidës, Egla, ka ardhur për të takuar të bijën në Shkodër. Jeton mes vështirësive të theksuara ekonomike, megjithatë nuk e kanë lënë asnjëherë të bijën jashtë vëmendjes.

Qindra fëmijë në situatë rruge dhe vështirësie ekonomike janë të strehuar në shtëpi të ndryshme të fëmijëve. Ata janë kthyer në familjet e tyre të dyta, megjithatë mungesa e familjes biologjike është një brengë e madhe.

 

Artikulli paraprakDITA NDËRKOMBËTARE E FAMILJES
Artikulli tjetërBARDELI PRET TALENTIN E MATEMATIKËS IGLI MLLOJA