Njëmbëdhjetë njerëz kanë humbur jetën që nga fillimi i shtatorit në Australi për shkak të zjarreve që kanë shkatërruar më shumë se një mijë shtëpi dhe rreth tre milion hektarë pyje, një zonë më e madhe se Belgjika.

Australia është mësuar me rënien e zjarreve në pyje por këtë vit ato kanë qenë veçanërisht të dhunshme për shkak të një periudhe të gjatë thatësire.

Shkencëtarët thonë se këto janë pasojat e ngrohjes globale.

Prej ditës së hënë në Australinë Perëndimore, temperaturat arritën në 47 gradë celsius

Më shumë se katër mijë njerëz janë detyruar të kërkojnë strehim në det të hapur në anijet e tyre në qytetin bregdetar të Mallacoota, në juglindje të vendit për t’i shpëtuar zjarreve të dhunshme që kanë shkatërruar të gjithë zonën për javë të tëra.

Artikulli paraprakVITI MBYLLET ME ACAR, JA SA DO TË JENË TEMPERATURAT DITËN E SOTME
Artikulli tjetërE KENI DITUR GABIM…. NUK ËSHTË AUSTRALIA/ ZBULONI SE CILI VEND E FESTON I PARI VITIN E RI