Autoritetet australiane njoftuan sot se 152 persona u shpëtuan nga zonat e përmbytura në shtetin e Uellsit të Ri Jugor, ku shumë banorë u detyruan të shpërngulen në kërkim të strehimoreve të sigurta. Përmbytje të rrezikshme ndodhën ndër të tjera në Sydney (kryeqyteti i Uellsit të Ri Jugor), ku u regjistruan 72 raste të shpëtimit të qytetarëve.

Pesëmbëdhjetë urdhra evakuimi u dhanë për pjesë të ndryshme të shtetit, ndërsa shërbimet e urgjencës në Uellsin e Ri Jugor morën 4,128 thirrje për ndihmë në 24 orët e fundit.

Kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, Chris Means, paralajmëroi në një konferencë shtypi për rrezikun e vërshimit të lumenjve në Sidnein perëndimor. Shirat e rrëmbyeshëm goditën Australinë juglindore të premten, me autoritetet që u bëjnë thirrje banorëve që të shmangin udhëtimet.

Artikulli paraprakDIELL E TEMPERATURA DERI NË 26 GRADË CELCIUS, SI DO TË JETË MOTI PËR KËTË FUNDJAVË
Artikulli tjetërFATOS NANO LË PAS PROBLEMET ME SHËNDETIN, ISH-KRYEMINISTRI SHFAQET PËR HERË TË PARË NË PUBLIK