Pervec fluksit te shtuar te pacenteve , dhe numrit te larte te aksidenteve, edhe kjo vere ka qene nje lufte nervash per sherbimin ambulator te Urgjences se Spitalit Rajonal te Shkodres, I cili vazhdimisht eshte bllokuar ne trafikun e renduar.
Nje gje e tille pranohet nga vete mjeku Astrit Lahi , shef I repartit te urgjences. Perballe faktit qe ne Shkoder nuk ekzistojne korsi te posacme, atehere nevojitet ndergjegjesimi I qytetareve per ti hapur rruge autoambulances. mjeku apel shofereve per ndergjegjesim “Mos kërkoni ambulanca në kohë kur ja zini të gjitha hapsirat në rrugë.
Ajo s’ka krahë e s’di të fluturojë” u shpreh njehere e nje kohe nje qytetare e revoltuar. Ndersa sot kjo revolte merr me shume ze, kur vazhdimisht jemi deshmitar sesi ambulancat me sirena ndezur presin ne trafik teksa shoferet verejne situaten here me indiferntizem e here me bezdi, duke mos menduar se brenda ne autoambulance apo ne pritje te saj mund te jete nje njeri qe po lufton me jeten.