Një aksident ka ndodhur të hënën në fshatin Ibë, ku një autobuz është përplasur me një makinë dhe për pasojë ka mbetur e plagosur një pasagjere.

Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Ibë, në Tiranë. Sipas policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, ku një autobus është përplasur me një makinë duke lënë të plagosur një pasagjere.

Mësohet se drejtuesi i autobuzit Ndriçim Hidri ka humbur kontrollin e mjetit të tij me targë AA631EJ dhe për pasojë është përplasur me mjetin me targë AA713 KX, me drejtues Arben Liçaj dhe për rrjedhojë një pasagjere e autobuzit ende e paidentifikuar, ka mbetur e plagosur.

E plagosura është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Policia dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakBIE NGA LARTËSIA MINATORI, PËRFUNDON NË SPITAL
Artikulli tjetërPEDOFILI ITALIAN ABUZOI ME FËMIJËT E BASHKËJETUESES SHQIPTARE