Aksident në qëndër të qytetit, largohet drejtuesi i mjetit, por arrestohet në kohë rekord nga Policia. 

Më datë 20.03.2017, rreth orës 10:35, në lagjen Vasil Shanto në vendin e quajtur ish 5 Heronjt , një mjet tip Foristrad Hamer me targë AA610MB, ka përplasur shtetasin F. D, vjeç  58 banues në Shkodër  i cili po lëvizte me biçikletë, drejtuesi mjetit është larguar nga vendi ngjarjes. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe lokalizimi në kohë i autorit të dyshuar i cili u kap dhe arrestua në banesën e tij shtetasi:  *Andi Martini, 19 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër. Shtetasi F. D ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, momentalisht  është jashtë rreziku për jetën.

Meterialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat  penale “Largim nga vendi ngjarjes”, “Drejtim mjeti në menyrë të parregullt” të parashikuara nga nenet 273 e 291 të kodit penal.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 20.03.2017
Artikulli tjetërVIJON DORËZIMI VULLNETAR I ARMËVE NË QARKUN E SHKODRËS