Një pilot ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi dy aeroplanë ushtarakë “Hawk” u përplasën gjatë një parade në Indi të martën.

Dy avionë të Forcave Ajrore indiane u rrëzuan gjatë një seance provë për një shfaqje ajrore të ardhshme.

Incidenti dramatik ndodhi pasi hunda e njërit aeroplan, preku bishtin e tjetrit, ndërsa ata lëviznin në të njëjtin drejtim kokëposhtë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 11.50 të mëngjesit të sotëm mbi bazën ajrore Yelahanka në jug të Indisë.

Artikulli paraprakZJARR NË NJË ZONË ME SHKURRE, RREZIKOHEN PUSET E NAFTËS
Artikulli tjetërKAPEN 20 TELEFONA CELULARË NË BURGUN E FIERIT,U FUTËN NGA PORTAT E MINI FUTBOLLIT