Shoqëria “Aeroclub Savona” kërkon tërheqjen e avionit në Itali

Shoqëria Aerocloub Savona e Riviera di Ponente i kanë nisur sot një letër Ambasadës Italiane në Tiranë me kerkesën e tërheqjes së avionit të tyre nga toka shqiptare. Avioni i tipit Piper Pa 32-Saratoga me vlerë gjysëm milioni euro është në pronësi të kësaj shoqërie dhe prej ditës së enjte për shkak të një defekti e të një udhëtimi ende të paqartë të pilotit italain Guido Andrea Guidi në Shqipëri, ka mbetur në territorin e Ishmit në afërsi të qytetit të Durrësit. Komiteti i drejtues i Aeroclub Savona i mbledhur gjatë paraditës së sotme i ka kërkuar autoritetit më të lartë italian në Shqipëri lejimin e marrjes së avionit të tyre. Për Prsidentin e Aerocloub Savonës Mauro Zunino është e pashpjegueshme që asnjë autoritet shqiptar apo italian nuk e ka kontaktuar deri më sot për avionin e tyre. “Në brendësi të avionit, shprehet ai, janë të gjitha dokumentacionet e pronësisë së avionit e me të gjitha kontaktet e shoqërisë sonë. Nëse avioni ynë është nën sekuestrim ne duhet të informohemi, ka përfunduar ai.”

Artikulli paraprakOSBE:NXISIM REFORMEN ZGJEDHORE NE SHQIPERI
Artikulli tjetërSHQIPTARI I KERKUAR PER VRASJE NE ITALI ARRESTOHET NE GREQI