Agjencia e Zhvillimit Bujqësor Rural ka zhvilluar në Shkodër një takim informues me fermerët lidhur me programin IPARD II i cili financohet nga Bashkimi Europian dhe ka në fokus mbështetjen e fermerëve në investimet e tyre.

Drejtorja e përgjithshme e AZHBR Frida Krifca tregon se çfarë do mbështesë ky program.

Fermerët nga ana e tyre që janë të interesuar për të aplikuar tek programi IPARD II ngritën disa problematika që nisin që nga çertefikata e pronësisë.

Referuar skemave kombëtare të mbështetjes së fermerëve gjysma e tyre janë skualifikuar për shkak ose të pasaktësive në dosje apo edhe mungesës së dokumentacionit.

Tashmë për programin IPARD II dosja duhet të jetë totalisht e saktë në mënyrë që fermerët të bëhen përfitues nga 10 mijë deri në 500 mijë euro që parashikon ky program.

 

 

Artikulli paraprakSTUDENTËT DHUROJNË GJAK
Artikulli tjetërGJYQTARI I SHKODRËS HUMB ‘BETEJËN’ ME VETTINGUN