Nëse keni menduar se Babagjyshi i Vitit të Ri është thjesht një mit e keni gabim. Jo vetëm ekziston, por ndalesën e parë për këto festa të fundvitit e ka pasur fshatin Buq të Fushë Krujës.

Qendra Vullnetare nën drejtimin e Aulon Kalasë ka organizuar një festë për të sjellë sado pak gëzim te fëmijët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

U shpërndanë dhurata dhe u ofrua ushqim.
“Shpërndahet darka tek qendra e vullnetarëve, përveçse nëpër shtëpia. Falenderoj mjeshtrat kuzhinierë për supën me perime” shkruan Kalaja.

Artikulli paraprakBRITANIA HETON PËR DOKUMENTE SEKRETE TË PUBLIKUARA
Artikulli tjetërDY JAVË PAS TËRMETIT, RINIS SOT PROCESI MËSIMOR EDHE NË ZONAT MË TË PREKURA