Babai shqiptar dhunon dy fëmijët e tij, i bën për spital

Një 45-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia greke në Volo për dhunë në familje. Mbrëmë, 45-vjeçari ishte në gjendje të dehur kur filloi të rrihte vajzën e tij 15-vjeçare. Pasi pa se çfarë po ndodhte, djali 16-vjeçar ndërhyri për të ndaluar babain. Por, ky i fundit e goditi me sende të forta në kokë duke i shkaktuar lëndime. 16-vjeçari u transferua në spitalin e Volos dhe bëri disa qepje në kokë. Më pas ai bashkë me motrën e tij 15-vjeçare denoncuan në polici babain e tyre.

Artikulli paraprakKUSHTET E “TË VEGJËLVE”: JA ÇFARË DUAN PËR VOTIMET E 2017-S
Artikulli tjetërSHFRYTËZONTE FËMIJËT PËR TË LYPUR NË TË MES TË ACARIT, ARRESTOHET 30-VJEÇARI