Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona, babë e bir pasi mësohet se kanë masakruar me thika një 51-vjeçar.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mesditen e djeshme rreth orës 13:00 në qytetin e Korçës. Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se kanë arrestuar në flagrancë Ilo V., Jonel V., babë e bir. Arrestimi i tyre është bërë sepse gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të mprehta Veronik M., banues në Korçë. Ky i fundit është dërguar dhe ndodhet në spital në sallën e Reanimacionit, jashtë rrezikut për jetën.

Artikulli paraprakEKSPOZITË PËR MUSINE KOKALARIN – RAMA: DO TË DALIN NË DRITË EDHE ATA ME DY GISHTA LART
Artikulli tjetërFIER, NJË DJALË DHE NJË VAJZË GJENDEN TË VRARË NË MAKINË