Vllaznia ka gjetur njeriun e golit dhe ai është Elis Bakaj i cili realizoi edhe golin e fitores për kuqeblutë në ndeshjen ndaj Laçit.

Megjithatë për Bakajn nuk është me rëndësi kush shënon gol por që skuadra të arrijë fitoren. Tirana ka nisur që të mendojë që tani për Bakajn për ta patur në ekip në merkaton e verës por vetë lojtari shprehet se është ende shumë herët për të folur për këtë çështje. Vllaznia luan ndeshjen e radhës ndaj Teutës nga ku Bakaj por edhe e gjithë pjesa tjetër e ekipit shkodran kërkojnë një tjetër fitore.

Artikulli paraprakCUNGU: VLLAZNISË I MUNGOJNË MJEDISET SPORTIVE
Artikulli tjetërSTADIUMI, DUKA:SHUMË SHPEJT SHTROHET TARTANI