“Ndaj Spanjës ishte e vështirë por Shqipëria zhvilloi një ndeshje të mirë”.

Kështu shprehet sulmuesi i kombëtares Bekim Balaj dhe portieri Berisha pas humbjes 0-2 ndaj spanjollëve. Portieri Berisha shpjegon edhe gabimin e tij në golin e parë duke thënë se kërkoi të pasonte tek Gjimshiti por ky i fundit i tha që mos t’ia pasojë topin. Shqipëria humbi 0-2 ndaj Spanjës në ndeshjen e zhvilluar në “Loro Boriçi” e vlefshme për eleminatoret e kupës së botës “Rusi 2018”.

Artikulli paraprak10 TETORI, DITA BOTËRORE E SHËNDETIT MENDOR
Artikulli tjetërGIANNI DE BIASI: IA DHURUAM NDESHJEN SPANJËS