Përfshirja dhe më pas aktivizimi i Frederik Veselit në ndeshjen e djeshme kundër Francës ka shkaktuar shumë polemika te tifozët shqiptarë, por një Italian ka treguar arsyen që sipas tij qëndron pas këtij sponsorizimi të 23 vjeçarit me Kombëtaren Shqiptare.

Baldo Raineri, që ka drejtuar më parë skuadrën e Vllaznisë, shkruan se është ndihmësi i trajnerit Gianni De Biasit, Paolo Tramezzani ai që kërkon me ngulm aktivizimin e Veselit, për shkak se synon postin e trajnerit në skuadrën e Luganos, me të cilën luan shqiptari në Zvicër. “Ndoshta aktivizimi i Veselit vjen pasi Tramezzani dëshiron që të duket dhe t’i fitojë zemrën presidentit të Luganos që ai më pas t’i ofrojë pankinën e skuadrës. Unë i them hapur gjërat në sy. Ata të dy nuk kanë respekt për Shqipërinë, por duhet t’i thonë faleminderit kësaj Kombëtareje që u rifutën sërish në futbollin që vlen. Shpresoj që presidenti Duka të vërë re që në të ardhmen të formojë një Kombëtare akoma më të fortë pa ata të dy. Shqipëria ka vërtet lojtarë cilësorë që po rriten në perëndom por edhe në Shqipëri. Meritojnë vërtet respekt shtypi, njerëzit, tifozët, sektori i të rinjve dhe shoqëritë që marrin pjesë në futbollin shqiptar”, ka shkruar Raineri.

Artikulli paraprakCAS-i PEZULLON VENDIMIN E UEFA-s PËR SKËNDERBEUN
Artikulli tjetër“EURO 2016”, JA FORMACIONET ZYRTARE TË NDESHJES GJERMANI-POLONI