Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se për shkak të fluksit, do duhet të shtohen edhe 100 punonjës Policie në aeroportin e Rinasit. Në një aktivitet për sigurinë në turizëm, Balla u ndal edhe në shifra duke thënë se Rinasi raporton 900 mijë pasagjerë më shumë se viti i kaluar.

“Raporton 900 mijë pasagjerë më shumë se viti i kaluar. Shifra do shkojë përtej çdo pritshmërie apo parashikimi. Bashkë me policinë do na duhet të shtojmë edhe 100 punonjës të tjerë policie me qëllim përballimin e fluksit. E nisa fjalën me këto shifra nga Rinasi, pro në fakt i njëjti trend rritje raportohet në pikat e kalimit kufitar. Shifrat e 4 muajve të parë të 2024 shërbejnë për të treguar se turizmi në Shqipëri po bëhet vjetor dhe ky është një fakt i pakundërshtueshëm”, vijoi Balla.

Balla theksoi se Policia ka gati një plan masash për sigurinë e turistëve që do shtrihet në gjithë vendin. Balla tha se do të shtohen edhe gjashtë stacione policie shtesë në zonat më të frekuentuara, si Thethi, Valbona, Ksamil, Tale.

“Policia ka gati një plan të madh, që shtrihet në gjithë territorin. Nga pika e kalimit kufitar, në akset kombëtare, nga zonat bregdetare në malore, te sitet historike të aktivitetet kulturore me një objektiv të qartë 100% siguri për turistët vendas dhe të huaj”, tha Balla.

Artikulli paraprakAS FYTYRA, AS GISHTAT, SMARTPHONËT E SË ARDHMES DO TË ZHBLLOKOHEN ME FRYMËN TUAJ
Artikulli tjetërTRITOL BANESËS SË GJYQTARIT STERKAJ, DHOMA E AVOKATISË SHKODËR: DREJTËSIA NUK MUND TË KËRKOHET ME PADREJTËSI