Kryetari i grupit socialist Taulant Balla ka publikuar një video me deklaratën e kreut të PD-së ku shprehet për listat e hapura si një ide e vlefshme.

Balla citon Jozefina Topallin, ndërsa shkruan se sot Basha është kundër listave të hapura, kundër votës së qytetarëve.

“Jozefina ka gjithmonë të drejtë: Luli gënjen edhe kur e pyet sa është ora.
Pak kohë më parë thoshte se listat e hapura janë një ide e vlefshme.

Sot është kundër listave të hapura, kundër✌️votës së qytetarëve jo vetëm për partinë, por edhe për kandidatin që preferon”, shkruan Balla.

 

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT NË VEND, PASDITE RIKTHEHEN SËRISH VRANËSIRAT
Artikulli tjetërTAKIMI I RADHËS KOSOVË-SERBI DO TË MBAHET NË SHTATOR