Me debate ka nisur dhe është shoqëruar seanca e sotme plenare, ku deputetët e opozitës kërkojnë që të futet në rend dite mocion me debat dhe kohë të palimituar për çështjen “McGonigal” dhe përmendjen e emrit të kryeministrit Edi Rama në aktakuzë, duke kërkuar që ky i fundit të jetë prezent në sallë.

Nga maxhoranca, është përgjigjur kreu i Grupit Parlament, Taulant Balla, i cili mori fjalën pas deputetes së PD Ina Zhupa.

“Deputetja që sapo foli, nuk i la më vend imagjinatës së çdo qytetari për të kuptuar se çfarë qëllimi ka. Tha se këtu nuk bëhet seancë, se jemi ne, kjo është ‘tokë e xaxun’ dhe do ta marrim. S’më sqaron dot ti mua, kur t’i bësh ti ditët duhet të kalojë shumë. Keni një problem mes vetit, se po të ishit seriozë dhe të donit mocion me debat do kishit lexuar pak nga kjo dhe do ta sillnit në të njëjtën kohë që e kanë sjellë këta të tjerët, sepse ka disa afate… kur flet Albana për injorancë, injoranca çohet nga varri. Do ta ftoja Kuvendin të votohet kërkesa për ndryshim rendi dite, do kërkoje të mbyllnim votimin me procesverbalin dhe të vazhdojmë. Nesër të mbledhim Konferencën e Kryetarëve për kërkesën për mocion me debat”, tha Balla.

Artikulli paraprakÇËSHTJA E MCGONIGAL TRAZON PARLAMENTIN, GRUPI I BERISHËS ZAPTON FOLTOREN! VOKSHI: TURP
Artikulli tjetërPD E KËRKON NË INTERPELANCË, RAMA I’U LË SPIROPALIN PËR T’U PËRGJIGJUR. NIKOLLA NDËRPRET SEANCËN 10 MINUTA