Protesta e radhës e opozitës do të jetë me datë 28 shkurt e cila është dhe e enjtja e radhës kur është parashikuar të mbahet seanca plenare e cila u shty në datë 21 shkurt për shkak të paralajmërimit të policisë se persona të caktuar do tentonin të futeshin me forcë brenda Kuvendit po gjatë tubimit PD dhe LSI-së.

Nga Unaza e Re, Klevis Balliu i cili hoqi dorë nga mandati, ka ftuar qytetarët që të bashkohen ditën e enjte në protestën e radhës para parlamentit për të rrëzuar Ramën.

“Ky është shteti privat i Ramës, ua ka dhënë me koncesion oligarkëve. Jetojmë në një kohë të vështirë. Ky zotëria do që të destabilizojë Shqipërinë.

Pas Pashalimanit, edhe në magazinat e ministrisë së Brendshme janë vjedhur armë, nuk ka asnjë deklaratë, pasi janë këta që duan të armatosin kriminelët.

Edi Rama do të marrësh atë që meriton, qoftë kjo edhe ditën e enjte para parlamentit. Ditën e enjte të bashkohemi kundër Ramës për të rrëzuar Edi Ramën.

Të enjten ti tregojmë këtij njeriu se të iku koha dhe ti çjerrim maskën” tha ai. Pas 28 shkurtit, protesta e radhës e opozitës do të jetë në 7 Mars, sërish para parlamentit, ndërsa do të pasohet nga ajo e 16 marsit.

Opozita ka djegur mandatet duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, por Rama ka deklaruar se zgjedhjet do të mbahen vetëm në 2021.

Artikulli paraprakZBULOHEN GJURMË TË AUTORËVE TË VRASJES SË ISH-POLICIT ARBEN BILALI
Artikulli tjetërPLAGOSET RËNDË ME THIKË ADOLESHENTI