Banda e prostitucionit në Tiranë kapet në hotel duke bërë seks në grup.

Një bandë prostitucioni tutorë, klientë dhe prostituta janë arrestuar mbrëmjen e 20 marsit rreth orës 23:00 në një hotel në periferi të Tiranës duke bërë seks në grup. 6 persona janë arrestuar dhe tre janë shpallur në kërkim ndërsa një po hetohet në gjendje të lirë. Gjithçka është bërë e mundur në kuadrin e operacionit “Free Time”. Të arrestuarit janë: M. Thanas, 26 vjeçe, banuese në Tiranë. M. Çela, 38 vjeç, banues në Tiranë D, Haka, 34 vjeç, banues në Tepelenë R. Zhitoni, 39 vjeç, banues në Tiranë K. Zhilla, 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale të “Moskallzimit të krimit” D. Sharra, 27 vjeç, banues në Tiranë (Neni 114 dhe 236) U procedua në gjendje të lirë shtetasja: T. Gj., 27 vjeçe, banuese në Tiranë (Neni 113) Janë shpallur në kërkim shtetasit B. O., E.I., F. Sh., për veprën penaletë “Shfrytëzimit të Prostitucionit”, parashikuar nga Neni 114 i Kodit Penal. Në kuadër të këtij operacioni është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale e shtetasve të mësipërm, të cilët në kohë dhe vende të ndryshme në qytetin e Tiranë kanë shfrytëzuar, ndërmjetësuar dhe marrë pagesa për prostitucion në vlerën që varionin nga 50-100 euro. Personat e dyshuar si organizatorët e këtij aktiviteti më konkretisht, M. Thanas dhe M. Çela kanë ndërmjetësuar për të ushtruar prostitucion tek shtetësja T. Gj. dhe më datë 20.03.2017 rreth orës 23:00 janë kapur në flagrancë në ambientet e një hoteli në periferi duke ushtruar prostitucion në grup me klientët R. Z., D. K., dhe K. Zh. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 1 automjet tip “Hyundai” 4 aparate telefonik, 20000 lekë të reja, 2 doza kokainë dhe sende për përdorim narkotikësh dhe një dozë e dyshuar e llojit “Cannabis Sattiva”, e prova të tjera që i shërbejnë hetimit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Trafikimit të personave të rritur” dhe “Shfrytëzimit të prostitucionit”.

Artikulli paraprakSULM PRANË PARLAMENTIT 12 TË PLAGOSUR,VRITET NJË AGRESOR
Artikulli tjetërVDES NË QSUT I BURGOSURI 73-VJEÇAR, 2 VITE E 8 MUAJ PA MBARUAR DËNIMIN