“Të paprekshmit”, ishte ky operacioni masiv i policisë italiane i zhvilluar në Provincën e Frosinones, ndërsa është goditur një grup italoshqiptar që merrej me trafikun e drogës.

Në këtë operacion janë arrestuar 36 persona, nga këta 29 kanë përfunduar në burg dhe 7 janë lënë në arrest shtëpie. Droga iu shitej të miturve dhe sidomos atyre që ishin të varur prej saj. Në këtë operacion kanë marrë pjesë mbi 300 policë, dy helikopterë. Hetimet kishin nisur që në vitin 2012, ndërsa deri në fund të vitit 2015 numri i personave që janë vënë në pranga është 58 (mes tyre dhe shumë shqiptarë). Grupi ishte i ndërtuar mjaft mirë, me laborator droge, një pjesë tjetër merrej me përgatitjen, shpërndarjen dhe të tjerë në pika strategjike që ruanin çdo gjë. Mes të arrestuarve sipas mediave italiane janë dhe disa anëtarë të “Camorra”. 

Artikulli paraprak“DREJTËSIA”, RAMA MBLEDHË NË DURRËS DEPUTETET GRA TË PS-së
Artikulli tjetërBRUKSEL, SERBIA HAP DY KAPITUJ TË RI. VUÇIÇ: KAPITULLI 35 PËR KOSOVËN, I VËSHTIRË