Infrastruktura e munguar ne disa lagje te qytetit te Shkodrës po ua veshtirëson jetën qytetareve.

Lagjia Salo halili eshte nje tjeter zone e harruar, dhe ketë gje e konfirmojnë vete banoret teksa shprehen qe ne këto 25 vite kamera e star plus eshte e vetmja qe u interesua per ta. Përfaqësueses te ketij komuniteti duke u ndjere te mënjanuar I bëjnë thirrje pushtetit lokal te veje dore ne dy rruget dytesore te kësaj lagjeje pasi ne te kundërt te gjithë do te protestojnë përpara bashkisë. Kjo është situata ne lagjen Salo Halili, gjendja ne rrugën cen Broja dhe Hasan Podgorica është emergjente, pasi ujrat e zeza kane dale ne siperfaqe fare pranë banesave.Duket e cuditshme teksa sheh gropa te medha me ujë ne një kohe kur prej gati 10 ditësh nuk ka rene asnjë pike shi.Jane rreth 100 familje te cilet prej 25 vitesh ecin përmes baltës, ujerave te zeza dhe gropave pavarësisht thirrjeve te here pas hershme për nderhyrje.

Artikulli paraprak“ORË MËSIMI E HAPUR PËR TË GJITHË NXËNËSIT DHE MËSUESIT”
Artikulli tjetërDJOKOVIÇ NË FINALE TË “AUSTRALIA OPEN” PËRBALLË MURRAY