Një pjesë e banorëve që jetojnë përgjatë By Pass-it të ri të Shkodrës protestuan pasi brenda pak ditësh pritet që të vendosen disa pjesë metalike mbrojtëse tek pjesa e këmbësorëve. Banorët thonë se vendosja e këtyre pjesëve anësore metalike i pengon ata që të futen në shtëpitë e tyre sepse nuk kanë rrugë tjera aq më tepër në raste emergjente.

Mes këtyre banorëve që bllokohen nga vendosja e pjesëve metalike mbrojtëse ka edhe invalidë si në rastin e Ramadan Ibrës i cili thotë se do të izolohet totalisht.

Banorët shprehen se në rast se vendosën pjesët metalike mbrojtëse ata janë të detyruar që t’i dëmtojnë për t’i hequr sepse nuk kanë një rrugë kalimi.

Në shumë pjesë të tjera të By Pass-it të Shkodrës pjesët metalike mbrojtëse janë dëmtuar nga banorë të ndryshëm të cilët të gjendur në të njëjtën situatë janë detyruar që t’i heqin duke mos patur ku të kalojnë.

 

Artikulli paraprakDITA BOTËRORE KUNDËR ABUZIMIT ME TË MOSHUARIT
Artikulli tjetërVAU DEJËS, FERMERËT NË PROTESTË: NUK MORËM NAFTË FALAS