Banorët e përmbytur të Shkodrës që pësuan dëme të mëdha gjatë viteve 2010-2011 janë takuar me kryetaren e këshillit të qarkut Shkodër Greta Bardeli duke i paraqitur kësaj të fundit një kërkesë për ta ndjekur çështjen e dëmshpërblimeve të padhëna në të gjitha instancat.

Pavarësisht se kërkesa e parë e paraqitur në këshillin bashkia të Shkodrës ka mbërritur deri tek kryeministri ende nuk ka një përgjigje. Çështja e dëmshpërblimeve kërkohet nga banorët e përmbytur që të ngritet në parlament nga deputetët e Shkodrës. Banorët e përmbytur të Shkodrës që nuk kanë marrë ende dëmshpërblimet deklaruan se do të vijojnë pa reshtur protestat e tyre në rast se qeveria nuk merr asnjë masë.

Artikulli paraprakPËRFUNDON MBLEDHJA E BYROSË SË KUVENDIT: PËRJASHTOHEN 5 DITË NGA KUVENDI, BRAÇE, PALOKA DHE RISTANI, SHPËTON BERISHA
Artikulli tjetërDEFEKT NE NENSTACION, QENDRA E SHKODRES PA ENERGJI ELEKTRIKE