Banorët e përmbytur të Nën-Shkodrës që nuk kanë marrë ende të plota shpërblimet për dëmet e shkaktuara kanë zhvilluar një takim më zyrën e kryetares së bashkisë Voltana Ademi duke i kërkuar që t’i ndihmojë institucionalisht dhe të zhvillohet një takim me shumë aktorë mes të cilëve edhe deputetët e Shkodrës.

Kryebashkiakja Ademi shprehu gatishmërinë e saj për të inicuar një takim të përbashkët ashtu siç edhe të zbatohet Vendimi i Këshillit të Ministrave për dhënien e dëmshpërblimeve. Në fund u vendos që kryebashkiakja bashkë ma palët e tjera të iniciojë që të ketë një vendim të ri të qeverisë për listat e zbardhurave me emrat që kanë pësuar dëme, të ketë një takim me të gjitha palët si dhe të vijojë të zbatohet vendimi i parë që detyron qeverinë të dëmshpërblejë banorët e përmbytur.

Artikulli paraprakAUSTRI, ZGJEDHJET FITUESE PARTIA ANTI-EMIGRACION
Artikulli tjetërRAMA MBLEDH NE PS, SEKRETARET E RINJ