Në lagjen “Guerrile” të qytetit të Shkodrës të shumtë janë banorët të cilët vuajnë nga mungesa e investimeve në infrastrukturën rrugore. Edhe pse prej disa ditësh nuk ka patur reshje shiu, rrugët në këtë zonë vijojnë të jenë të bllokuara nga gropat e mbuluara nga uji. Banorët tregojnë se ka qenë kryetarja e bashkisë ajo që pak muaj më parë I ka premtuar asfaltimin e rrugës, por deri tani nuk ka patur asnjë ndryshim të situatës.

Banorët kanë rënë dakord që nëse projekti për asfaltimin e rrugës nuk nis për pak muaj, në shënjë revolte, ato nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.

Prej shumë vitesh, përveç taksave që u duhet të paguajnë gjatë vitit banorëve u ka lindur nevoja të inevstojnë personalisht për mirëmbajtjen e rrugës, pasi lëvizja në këmbë apo makinë shpeshherë bëhet e pakalueshme

Artikulli paraprakRRUGA E THETHIT, “INVESTIMET ME KOSTO TË ULËT”
Artikulli tjetërTË MOSHUARIT TË PAKËNAQUR ME HAPËSIRAT PUBLIKE