Pas më shumë se 20 vitesh banorët e lagjes Bahçallek në Shkodër do të kenë një mjedis të vogël të gjelbëruar ku të kalojnë kohën me fëmijët e tyre. E gjithë kjo hapësirë ka qenë e mbushur me shkurre dhe mbeturina të cilat janë pastruar nga një iniciativë e drejtueses politike të PS Shkodër Edona Bilali, njëkohësh ministre e sipërmarrjes në bashkëpunim me banorët e zonës, të rinjtë e PS, shkollën pyjore “Kolë Margjini” dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Ministrja Bilali shprehet se këto iniciativa do të vijojnë në zona të tjera të qytetit për të krijuar parqe të vogla atje ku është e mundur.

Një banor në bahçallek shprehet se ky kënd i vogël me gjelbërim dhe lojra për fëmijë i ka munguar prej shumë vitesh asaj lagjeje.

Një prej nxënësve të shkollës së mesme “Kolë Margjini” thotë se do vijojnë të japin kontributin e tyre vullnetar në nisma të tilla që i nevojiten qytetit të Shkodrës.

Kjo hapësirë që iu rikthye banorëve është në vendin ku ndodhet busti i tërmetit të 1979 i cili shkatoi dëmë të mëdha në lagjen “Bahçallek” por edhe disa zona të tjera dhe fshatra të Shkodrës duke rrafshuar shumë shtëpi që u rindërtuan asokohe me kontribut vullnetar. Pak kohë më parë në Bahçallek u rikthye në funksional edhe mbikalimi i cili i dha një imazh tjetër hyrjes së qytetit.

 

Artikulli paraprakBRATAJ NXJERR PAMJET E SHPËTIMIT TË 3 TURISTËVE ÇEKË: STOP AVENTURAVE
Artikulli tjetërQYTETARËT SHKODRAN: NUK KEMI PARA PËR PUSHIME