Rikonstruksioni i rrugës “Vllaznimi” në lagjen nr. 5 të qytetit të Shkodrës, apo sic njihet lagjja “Mar Lula” është një shembull shumë domethënës i bashkëpunimit të qeverisjes vendore me komunitetit.

Këtë fakt e ka evidentuar gjatë inspektimit të punimeve kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, duke shprehur falënderimet e saj për banorët. Rruga “Vllaznimi”, përgjatë saj ka disa degëzime, ku vetë banorët po kontribuojnë me rrjetin kanalizimeve të ujërave të zeza

Ndërhyrja në rrugën “Vllaznimi”, në një zone të re urbane që i është bashkuar qytetit, është e plotë dhe parashikon kanalizimet e ujrave të zeza- kanalizimet e ujrave të bardha, rrjetin e ujësjellësit, rrjetin e fibrave optike dhe internetit, shtresat asafaltike, ndriçimin dhe sinjalistikën.

Investimi nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër, me vlerë 180 milion lekë, do ta kthejë këtë bllok banimi në një model, pjesë e natyrshme urbane e qytetit të Shkodrës.

Artikulli paraprakDHUNA, MJEKËT E LEZHËS PROTESTË PËR KOLEGUN E TYRE
Artikulli tjetërHISTORIA, GRUAJA QË PËR 15 VITE NUK FESTOI 8 MARSIN