Të kalosh ditët sikur në kohën e mesjetës. Është ky realiteti i hidhur me të cilin përballen prej afro tre dekadash banorët e fshatit Bardhaj, në zonën e ish repartit ushtarak.

Banorët përballen cdo ditë me rrezikun nga korenti.Shtyllat elektrike janë prej druri ndërsa telat në disa vende gati sa nuk bashkohen me tokën.

E gjitha kjo linjë është e e shtrirë pranë rrugës aty ku rreziku për banorët është edhe më i lartë.

Ndërsa me frikën e këtij fenomeni përballen cdo ditë fëmijët që përshkojnë këtë rrugë për të shkuar në shkollë.

Ndërkohë rruga e cila lidh fshatin me varrezat e zonës është një tjetër shqetësim për banorët

Banorët thonë se nuk mbajnë mend që kur në territorin e tyre nuk është investuar në këtë drejtim. Fshati Bardhaj paraqet mjaft kushte të vështira jetese.

Artikulli paraprakPD SHKODËR, GARË E FORTË NË GRUPSEKSIONE, DALIN FITUESIT
Artikulli tjetërZINXHIR TËRMETESH LËKUNDIN SHQIPËRINË, ZONAT KU NDODHËN