Basha 1 orë me ambasadorët: Diskutuam rrugëdaljet nga kriza

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha drekon rreth 1 orë me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian. Dreka me ambasadorët e BE të akredituar në Tiranë nisi te “Piazza” rreth orës 14:00, ndërsa në qendër të diskutimit ka qenë situata politike dhe protesta e opozitës para Kryeministrisë. Basha me ambasadorët jane parë të dalin rreth orës 15:25 minuta nga restoranti. Në një dalje për mediat pas takimit, Basha tha se u diskutua për rrugëzgjidhjet për të dalë nga kriza. “Diskutuam zhvillimet politike dhe rrugëdaljet nga kriza. Është një bashkëbisedim i vazhdueshëm”, u shpreh Basha. Sa i takon mungesës së Vlahutin në këtë takim, Basha tha se aty kishte edhe mungesa të tjera. “Jemi në bashkëbisedim me aleatët europianë dhe amerikanë”, shtoi Basha. Protesta e PD ka hyrë sot në ditën e 24, ndërsa ambasadorët e vendeve të BE, por edhe SHBA në prononcimet për mediat kanë kërkuar gjithmonë që debati politik të zhvillohet në Kuvend dhe jo jashtë tij. Opozita kërkon largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie teknike për zgjedhjet e 18 qershorit. Basha u shpreh sot se nuk tërhiqemi pas ndryshimit të 4 ministrive, pasi kërkojmë largimin e Ramës.

Artikulli paraprakTHUMANË,DIGJET BANESA,FAMILJA ME 6 ANËTARË NË QIELL TË HAPUR
Artikulli tjetërARRESTOHET GRABITËSI I 5 BIÇIKLETAVE,SKEMA SI I VIDHTE