Kryedemokrati, Lulzim Basha, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka hedhur sërish akuza ndaj qeverisë dhe ndaj kryeministrit Edi Rama. Basha në mesazhin e tij ditën e sotme është ndalur tek shërbimi shëndetësor që sipas tij nuk është falas ashtu siç premtoi kryeministri Rama, por nëpërmjet këtij sektori janë vjedhur 385 milion euro.

Basha më pas vijon duke thënë se sot shqiptarët paguajnë më shumë për shëndetësinë dhe në spitale mungojnë ilaçet bazë dhe në farmaci tregtohen ilaçe të skaduara.

Mesazhi i Bashës:

“Premtoi shëndetësi falas por bashkë me oligarkët vodhi 385 milionë euro. Sot shqiptarët paguajnë më shumë për shëndetësinë por në spitale mungojnë ilaçet bazë dhe në farmaci tregtohen ilaçe të skaduara.

Ndërsa njerëzit dergjen pa shërbim nëpër spitale me kushte mizerabël, artisti i vjedhjes dhe mashtrimit përdor pushtetin për pasurim dhe qejfe personale.” shkruan Basha.

Artikulli paraprakAKSIDENTI TRAGJIK, I RIU SHQIPTAR VDES 2 JAVË PAS PËRPLASJES
Artikulli tjetërBABAI VRET VETEN NË DITËN E DASMËS SË VAJZËS