Partia Demokratike ka mbledhur sot grupin parlamentar për të diskutuar mbi aksionin opozitar në ditët në vijim.

Mësohet se Basha iu ka kërkuar deputetëve të bëhen gati pasi dita e përballjes me qeverinë mund të jetë më ë shpejtë. Ai ka paralajmëruar zbulimin e skandaleve të tjera në ditët në vijim.

“Vendi është në kolaps total. PD do vazhdojë betejën për dekriminalizimin e zgjedhjeve. Ne do përgatitemi intensivisht për zgjedhje dhe do i fitojmë ato.

Duhet të bëhemi gati, dita e përballjes me qeverinë mund të jetë më e shpejtë sevc e mendojmë. Skandale të tjera do të dalin.

Minimumi 15 mandate nga PS janë të palegjitimuara, prandaj qëndrimi ynë me Parlamentin do të mbetet i njëjtë”, ka thënë Basha.

Kreu i PD gjithashtu ka deklaruar në mbledhje se është sugjeruar nga grupi hetimor arrestimi i Gjushit, por nuk është bërë nga Prokuroria.

Artikulli paraprakVJEDH DHE DËMTON OBJEKTET E KULTIT NË KISHËN FRANÇESKANE, POLICIA ARRESTON 26-VJEÇARIN SHKODRAN
Artikulli tjetërMOTI I KEQ PËRFSHIN VENDIN, PËRMBYTJE TË RRUGËVE NË VLORË DHE DURRËS, PEZULLOHET LUNDRIMI DETAR