Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se kushti i panegociueshëm për dialog me Partinë Socialiste është largimi i Edi Ramës.

Basha: Largimi i Ramës është kusht i parë dhe i panegociueshëm për nisjen e dialogut politike me PS, dialog i cili duhet të çojë në një qeveri tranzitore me mandat për të përgatitur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Jemi i vetmi vend në botë ku 500 mijë shqiptarë janë larguar si pasojë e një regjimi të ardhur në pushtet me krimin e organizuar.

Këshilli Kombëtar sot ka sanksionuar hapat për betejën tonë politike: të çrrënjosim krimin dhe korrupsionin, të çlirojmë ekonominë nga oligarkët që pamundësojnë zhvillimin ekonomik.

Duke iu rikthyer shqiptarëve shpresën duke rikthyer votën e lirë dhe të ndershme. PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh Basha pas mbledhje së Këshillit Kombëtar të PD-së.

Artikulli paraprakSULMI NDAJ POLICISË NË ELBASAN DEKLARATA E SHEFIT TË ANTIDROGËS: NË MAKINË NUK ISHTE SUEL ÇELA
Artikulli tjetërLEDINA ÇELO HEQ DORË NGA NËNSHTETËSIA SHQIPTARE